Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Aktualisht, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të kryesuara nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë në takim të përbashkët, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.
Paraprakisht, Lajçak priti veç e veç Bislimin dhe Petkoviqin, njofton Radio Evropa e Lirë, transmeton Klankosova.tv.
Ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka deklaruar se në takimin e sotëm do të flitet me theks për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet i pagesave.
- Advertisement -
Ai shtoi se në agjendën e së martës është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që e ka quajtur çështje urgjente.