Me takimin bilateral të delegacionit serb të udhëhequr nga krynegociatori Petar Petkoviq dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, filloi takimi në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Siç njofton gazetarja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina së shpejti do të fillojë takimi i Lajçak-Bislimi, e më pas duhet të kalojnë në takim të përbashkët.
Ndryshe ky takim do zhvillohet si vazhdimësi e tentimit të organizimit të takimit të liderëve.
Në agjendën e takimit mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit do të jetë nisja e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur mes liderëve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.
- Advertisement -
Edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se puna me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq vazhdon në Bruksel për të punuar në zhbllokimin e marrëveshjes.