Në Bruksel ka filluar takimi në mes të kryeministrit Albin Kurti, kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ku po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Dy diplomatët perëndimorë do të presin më pas presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas takimeve dypalëshe, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin.
Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.