Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias ka vlerësuar se liberalizimi i vizave është një lajm i mirë sidomos për gazetarët.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka thënë se i ka ardhur shumë keq që gazetarët kosovarë nuk kanë mundur ta ndjekin nga afër një ngjarje me rëndësi madhore për Kosovës, siç është votimi për liberalizim vizash në Parlamentin Evropian.
“Gjëja e parë që e pashë është normalisht sa keq që asnjë prej gazetarëve të Kosovës nuk ishin sot prezent”.
“Ndoshta kanë qenë, por unë nuk i kam parë dhe me të vërtetë këqyra ta gjej ndonjë prej gazetarëve dhe kjo ndodh për shumë faktorë, por më shumë për shkak të vizave”.
- Advertisement -
“Pra të ndodhë një zhvillim historik dhe asnjë prej gazetarëve mos ta ketë mundësinë ta ndjekë ngjarjen për së afërmi, tregon shumë se sa keq kemi qenë”.
“Kështu që është një lajm i mirë sidomos për gazetarët. Tash i kemi zhvillimet në Hagë, është edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Krejt kjo tregon se gazetarët do ta kenë shumë më të lehtë që të udhëtojnë”.