Situata e rëndë që tronditi shtëpinë e Big Brother ka hyrë tashmë edhe në rrugë ligjore. Pas goditjes që Jozi i dha Gjestit në momentin e daljes nga shtëpia, burime zyrtare konfirmojnë se Jozi është shoqëruar nga policia dhe ndaj tij po procedohet për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje”, sipas Nenit 90 të Kodit Penal.
Bazuar në këtë nen, rrahja dhe çdo veprim tjetër dhune përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ndërsa nëse vepra shkakton paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 9 ditë, dënimi mund të shkojë deri në 6 muaj burg.
Sipas burimeve, Gjesti është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa analiza mjeko-ligjore do të përcaktojë edhe shkallën e dëmtimit, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në fatin penal të Jozit.
Nga ana tjetër, Top Channel ka reaguar menjëherë duke u distancuar nga aktet e dhunës në format, duke deklaruar: “Dënojmë çdo akt dhune dhe garantojmë masat maksimale për sigurinë e banorëve.”
- Advertisement -
Ngjarja vijon të jetë kryefjalë në rrjetet sociale, ndërsa publiku pret me interes zhvillimet e mëtejshme, si nga autoritetet ligjore, ashtu edhe nga produksioni i Big Brother.
Një ngjarje e paprecedentë tronditi sot shtëpinë e Big Brother. Teksa Jozit iu komunikua largimi nga gara dhe ai po përgatitej të dilte nga shtëpia, situata mori një kthesë dramatike. Në një përpjekje për të treguar skenen famoze, Gjesti tentoi t’i hapte derën Jozit për ta shoqëruar në dalje, por ky gjest u keqinterpretua rëndë.
Jozi reagoi ashpër duke e konsideruar si fyerje veprimin e Gjestit dhe në një moment tensioni të lartë, e goditi me forcë me shuplakë, duke thënë: “S’ka lind ai p** nane që ma hap derën mu!”*
Pas goditjes, Gjesti humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe stafit të produksionit. Situata e rënduar detyroi menjëherë thirrjen e njësisë emergjente për të ofruar ndihmë mjekësore.
Emisioni ndërpreu transmetimin dhe kaloi me urgjencë në publicitet, ndërsa publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale shpërthyen me reagime të forta, duke dënuar incidentin dhe kërkuar masa të menjëhershme ndaj Jozit.
- Advertisement -
Ngjarja ka trazuar rrjedhën e edicionit dhe pritet që produksioni të marrë vendime të forta në vijim për të qetësuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.