Sot do të mbahet konferenca me temën “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë”.
Konferenca e organizuar nga National Democratic Institute, fillon nga ora 10:00, ndërsa mbahet në në Hotel “Emerald”, në kuadër të Javës së Gruas, raporton Klankosova.tv.
Agjenda:
10:00 – Fjalë mirëseardhëse nga Nancy Soderberg, drejtore e Zyrës së NDI-së
- Advertisement -
10:05 – Fjalët hyrëse nga Kerry Monaghan-Hogler, u.d. udhëheqëse e USAID-it në Kosovë dhe Beate Katja Elsässer, Zyra për Bashkëpunim – Ambasada e Zvicrës
10:15 – 10:25 Adresimi kryesor nga presidentja Vjosa Osmani (Avansimi i lidershipit gjithëpërfshirës si domosdoshmëri strategjike në adresimin e sfidave të shekullit 21)
dhe Geeta Rao Gupta, ambasadore e ShBA-së për Çështje Globale të Grave (video mesazh)
10:25 – 10:55 Gresa Caka Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese (Fuqia e Veprimit: Si luftohet pabarazia gjinore përmes lidershipit gjithëpërfshirës?)
11:00 – 12:30 Panel diskutimi “Fuqizimi ekonomik si parakusht për ndërprerjen e ciklit të dhunës”
- Advertisement -
13:30 – 14:15 Diskutim me Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së (Diversifikimi i përfaqësimit: Gjinia, politika dhe ekonomia)
14:30 – 15:30 Sesione në grupe “Rritja e pjesëmarrjes kuptimplotë në jetën publike”.