Sipas raportit të policisë, vdekjet e viktimave i ka konstatuar mjeku kujdestar, si dhe trupi i të pa jetëve është dërguar në IML për obduksion, përcjell Klankosova.tv.
“Malishevë 18.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
“ Gjakovë 18.01.2024-10:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimën femër kosovare e kishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.