Udhëheqësi i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç ka folur për situatën aktuale në veri të vendit, për zgjedhjet e për rolin e Listës Serbe në këtë proces.Ka potencial për përshkallëzim thotë Jabllanoviç teksa flet për zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Incidentet e shënuar si djegia e veturave, pronave e të tilla sipas tij do të ndikojnë në mos dalje të qytetarëve në zgjedhjet, përkatësisht frikë tek ta.
Jabllanoviç ka kritika edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përmend çështjen e qendrave të votimit, të cilat vetëm sot u bënë të ditura. Kritikë ka edhe për dy qeveritë e ambasadorët e QUN-it që sipas tij nuk e vizituan veriun për të dhënë një mesazh.
Teksa flet për Listën Serbe, ai thekson se kjo parti është gjithmonë aktive, përkatësisht merr gjithmonë pjesë në zgjedhje e që sipas tij kësaj radhe ka vetëm një synim.“Lista Serbe përmes disa OJQ-ve ka dërguar emrat e vëzhgueseve për zgjedhje”, është shprehur i bindur Jabllanoviç.