“Ai kishte frikë se do ta linte Melanie”. Me këto fjalë nis shkrimin e saj në një ekskluzive, tabloidi britanik Daily Mail, ku mes të tjerash thekson se në vitin 2018, Melanie Trump, pasi zbuloi skandalin e Donald Trump, në atë kohë President i SHBA, me yllin pornografik Stormy Daniels, ishte larguar për disa ditë nga Shtëpia e Bardhë dhe kishte qëndruar në një hotel, pikërisht në hotelin luksoz DC.
Pasi qëndroi në hotel për disa ditë, Melania Trump shkoi më pas në West Palm Beach, Florida, duke e lënë Trumpin vetëm në Forumin Ekonomik Botëror të Davos më 18 Janar 2018, një ngjarje që ajo kishte njoftuar se do të merrte pjesë. Më herët, e pyetur për mungesën e Melanias, përfaqësuesja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, u përgjigj se vendimi i Zonjës së Parë të SHBA-së për të mos udhëtuar në Davos ishte “për shkak të orarit dhe çështjeve logjistike”.
Ndërkohë sipas mediave amerikane thuhet se në ditët në vijim mund të ketë zhvillime për këtë çështje dhe mund të çojë deri në arrestimin e Trump, pasi ndjekja penale që mund të ngrejë prokurori i qarkut të Manhatanit, do të ketë të bëjë pikërisht me 130 mijë dollarët që Trump dyshohet se i dha Daniels për të siguruar heshtjen e saj.
Burime për Daily Mail bëjnë me dije se: “Trump nuk ishte i vetëdijshëm se Melania do të zbulonte detajet e pakujdesisë së tij, një pakujdesi me një yll të filmave për të rritur. Ai e dinte se cilat mund të ishin pasojat dhe do të bënte gjithçka që mundej për ta mbajtur atë.”
- Advertisement -
Tashmë autoritetet në Manhattan po përgatiten për një eventualitet të tillë pasi nga ana e Trumpit bëhet e ditur se nëse do të ngrihet ndjekja penale, atëherë ish-Presidenti i SHBA-ve do të dalë personalisht para prokurorit.