Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në vendlindjen e tij në Burojë pasi i është dhënë leje nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.
Thaçi kishte kërkuar leje nga Gjykata për të vizituar babanë e sëmurë, kërkesë kjo që iu miratua.
Kjo është hera e dytë që Thaçi vjen te familja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Aktakuza ndaj tyre u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.