Ish Presidenti i Kosovës dhe ish ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tani kryetar i Aleancës Kosova e Re, ka njoftuar se Kenia, ka njohur pasaportat e Kosovës.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka publikuar dokumentin zyrtar, të cilin presidenti i Kenias, ia drejton atij, duke i shprehur gatishmërinë që marrëdhëniet mes dy vendeve, në të ardhmen të zgjerohen edhe në fusha të tjera.
Vetë Pacolli deklaroi se sot ka qëndruar në Nairobi, kryeqytetin e Kenias, ku është takuar me Presidentin Ëilliam Ruto.
“Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, shkruan Pacolli.
- Advertisement -
“Njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit”.
Pacolli deklaroi se ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk kanë lëshuar ende ndonjë deklaratë zyrtare për konfirmim të këtij vendimi të shtetit kenian.
Përndryshe, Kenia është një nga shtetet e kontinentin afrikan që edhe më tej nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ky shtet ndodhet në lindje të Afrikës dhe ka 46.7 milionë banorë.
- Advertisement -
Ndërkohë, praktika të tilla kur shtetet njohin pasaportat e një shteti tjetër edhe pa e njohur zyrtarisht, janë të shumta. Një vendim të tillë në raport me Kosovën e kanë marrë edhe Sllovakia e Greqia.