Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Ish-kryetari i Malishevës, Kilaj lirohet nga Specialja me dorëzani 30 mijë eurosh e masa të tjera
Lajme

Ish-kryetari i Malishevës, Kilaj lirohet nga Specialja me dorëzani 30 mijë eurosh e masa të tjera

Published 15/05/2024
Share
SHARE

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar sot nga Gjykata Speciale me kushte të rrepta.

Sipas njoftimit të Speciales thuhet se ndonëse Kilaj është liruar, ai vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e Dhomave të Specializuara, ku njëra ndër do është dorëzania në shumë prej 30 mijë euro si kusht paraprak për lirimin e tij.:

“Kilaj nuk duhet të largohet nga territori i Kosovës, përveçse me leje të një paneli kompetent të DhSK-së dhe t’i dorëzojë Administratores pasaportën dhe çfarëdo dokumenti tjetër udhëtimi të tij”.

“Duhet të japë adresën në të cilën do të banojë gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe të paraqitet çdo javë në policinë e Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Administratorja”.

- Advertisement -

“Nuk duhet të bëjë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, deklarata publike në media dhe/ose mediat sociale lidhur me DHSK-në, ZPS-në dhe ose proceset e DHSK-së, përfshirë deklarata që përmbajnë kërcënime, dhunë ose frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të hetimit penal”.

“Duhet të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore të kërkuar nga DHSK-ja dhe të përmbushë çdo vendim apo urdhër tjetër të Gjykatës. Gjykatësi i Vetëm theksoi se në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve, do të lëshohet menjëherë urdhër për arrestimin e z. Kilaj”, thuhet në njoftimin e Speciales, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftimin e Speciales thuhet se Gjykatësi i Vetëm ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i moderuar që Kilaj të arratistet dhe mund të pengojë ecurinë e procedurave penale dhe të kryejë vepra të tjera penale.

“Ai konstatoi më tej se asnjë prej kushteve të paraqitura nga Mbrojtja e z. Kilaj dhe asnjë nga kushtet e tjera të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm nuk mund të kufizojnë plotësisht aftësinë e z. Kilaj për të penguar ecurinë e procedurave të DHSK-së dhe për të kryer vepra penale të tjera”.

“Megjithatë, Gjykatësi i Vetëm arriti në përfundimin se zgjatja e paraburgimit të z. Kilaj në rrethanat aktuale do të ishte e paarsyeshme, duke marrë në konsideratë prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën e tij për liri në rrethanat e zhvillimeve të reja”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv

- Advertisement -

Në vendimin për lirimin e Kilajt me kushte të rrepta, Gjykatësi i Vetëm mbajati parasysh se ish-kryetari i Malishevës është mbajtur në paraburgim për pothuajse gjashtë muaj për veprat penale të tij dhe kërkesa e kohëve të fundit që ZPS-ja ia paraqiti Gjykatësit të Vetëm për pezullimin e shqyrtimit të aktakuzës së dorëzuar prej saj, për shkak se synon të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar, dhe kjo vonon në mënyrë të konsiderueshme kalendarin e procesit.

“Për këtë arsye, Gjykatësi i Vetëm vendosi që rreziqet që do të rezultonin prej lirimit të z. Kilaj nuk peshojnë më shumë se e drejta e tij themelore për liri. Më 13 maj, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e ZPS-së kundër Vendimit. Apeli i ZPS-së fokusohej në kushtet e lirimit të z. Kilaj të urdhëruara nga Gjykatësi i Vetëm. Ndonëse është liruar, z. Kilaj vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e DHSK-së dhe lirimi i tij është objekt i kushteve të rrepta të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm”, thuhet në njoftim.

KosPress Portal 15/05/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përleshje mes tifozëve të United dhe Spurs në orët para finales
Sport 21/05/2025
“Bomba e merkatos”: Klub anonim kërkon Ronaldon!
Sport 21/05/2025
GLPS akuzon qeverinë në detyrë për vendime jashtë ligjit
Lajme 21/05/2025
Evra tregon përplasjen Ronaldo–Van Nistelrooy, shkaku i një komenti të papëlqyeshëm për babain e Cristiano Ronaldo
Sport 21/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

GLPS akuzon qeverinë në detyrë për vendime jashtë ligjit

21/05/2025
Lajme

Osmani nis vizitën në Zvicër, shfaqet në helikopter me bashkëshortin

21/05/2025
Lajme

Përpjekja e 19-të pa sukses, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar

21/05/2025
Lajme

Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Zvicër

21/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?