Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj ka thënë se Marrëveshja e vitit 2013 është në përputhje me legjislacionin e Kosovës.
“Marrëveshja e vitit 2013 është pjesë e legjislacionit të Kosovës dhe duhet të respektohet si i tillë. Ligji ndër komunal nuk preket në asnjë segment. Statuti i këtij Asociacioni nuk i rregullon të drejtat e komunave për bashkëpunim ndërkomunal. Kjo është një e drejtë që i garantohet secilës komunë”.
“Është normale që asociacionet të kenë mekanizma të tillë që të adresojnë shkeljet e ndryshme. Dhe nëse nuk i kanë duhet t’i kenë.
Ky Asociacion dallon prej të tjerave. Këto 10 komuna do të kenë një garanci të tillë, e cila është garanci e harmonizimit të draft statutit. Shqetësime tjera që u thanë këtu, janë të viteve të kaluara. Sot nuk po e kthejmë historinë mbrapa por po ecim përpara. Asnjëherë nuk flasim për reciprocitet për të drejta individuale”.