Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > IKSHPK-ja rekomandon që uji të mos përdoret për pije pas rritjes së manganit në Badocë
Lajme

IKSHPK-ja rekomandon që uji të mos përdoret për pije pas rritjes së manganit në Badocë

Published 04/10/2024
Share
SHARE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për nivelet e larta të Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit.

Ky institut ka njoftuar se nga rezultatet laboratorike, 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për mangan.

“Pas marrjes së njoftimit nga Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” përmes postës elektronike (me datë 02. 10. 2024, në orët e pasditës) për ngitjen e vlerave të Manganit në ujin e Liqenit të Badovct si dhe në ujin e trajtuar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka ngritur vigjilencën për monitorimin e ujit për pije”.

“Ditën e djeshme, ekipi i IKSHPK-së ka ka marrë 16 mostra në Zonën – PR03, e cila furnizohet nga Impianti për trajtimin e ujit në Badovc (mostrat e marra janë të shpërndara në tërë zonën e furnizimit nga ky impiant), me qëllim të pasqyrimit sa më real të gjendjes dhe kryerjes së analizave të ujit.”

- Advertisement -

“Nga rezultatet laboratorike, 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për Mangan. Tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej 0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L. Sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, norma e lejuar për Mangan në ujin për pije është 0.05 mg/L”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja tha se të dhënat e analizave të bëra dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj ka rekomanduar që për këtë periudhë uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale, përcjell Klankosova.tv.

“Bazuar në të dhënat e deritashme, paraqitja e “fenomenit” te Manganit në Liqenin e Badovcit është dukuri e vazhdueshme, e cila ndodh kryesisht në kohën e ndrrimit të stinëve. Kjo dukuri në vitin e kaluar ishte shqetësuese, sepse përveç vlerave të shtuara të Manganit 2valent, u shoqërua edhe me kohëzgjatje të këtij fenomeni”.

“Edhe pse Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, vlerat mbi 50 µg/L në ujin e pijshëm sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç”, thuhet tutje në njoftim.

IKSHPK ka bërë edhe disa rekomandime për KRU “Prishtina”:

- Advertisement -

Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e Cl rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L, e cila garanton cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në proceset oksido-reduktive;Të përcjellet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndares;Zbatimi i procedurave standarde për situatën e krijuar në të gjitha fazat e trajtimit të ujit;Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – gypave magjistral;Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – segmenteve të vogla;Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.
IKSHPK njofton se deri me datën 02.10.2024 në rezultatet e mostrave të marra sipas planit të Monitorimit për ujin e pijshëm, nuk ka pasur mostra që kanë rezultuar me vlera të shtuara të manganit mbi standardin e paraparë (0.05 mg/L) sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

IKSHPK-ja ka publikuar edhe hartën me zonat që furnizohen nga Liqeni i Badovcit:

KosPress Portal 04/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?