Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike.
IKSHPK ka bërë thirrje që këta persona të qëndrojnë në shtëpi, derisa ka bërë edhe disa rekomandime.
IKSHPK ka rekomanduar që të reduktohen daljet në vende me ajër të ndotur, në mëngjes dhe në mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike, kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.
Rekomandimet mund t’i lexoni më poshtë: