Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendimin që t’ia heq vizat qytetarëve serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta që i lëshon e ashtuquajtura Drejtoria Koordinuese Serbe, e që për autoritetet e Kosovës, konsiderohet institucion ilegal.
“Sot Këshilli miratoi rregulloren që siguron që i gjithë rajon i Ballkanit Perëndimor është subjekt i regjimit të njëjtë të vizave, kjo duke hequr përjashtimin që paraprakisht aplikohej për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv..
Ndryshe nga 1 janari i këtij viti Bashkimi Evropian, hoqi regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës, e cila ishte vendi I vetëm I Ballkanit Perëndimor që kishte mbetur pa liberalizim vizash.