Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të takohet sot me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.
Pas takimit, Hovenier do të ketë një adresim për media rreth orës 11:40 përpara ndërtesës së qeverisë, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane, transmeton Klankosova.tv.
Takimi i Hovenierit me Bislimin vjen një ditë pas takimit që ky i fundit e pati në Bruksel dje me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.