Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha para takimit të sotëm në Bruksel, se ky është një tjetër seri takimesh të rëndësishme, por se nuk mund të thotë se pret rezultate të shpejta.
Diplomati amerikan në Beograd deklaroi se Bashkimi Evropian po punon shumë për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e favorshme për të gjithë.
“Procesi i Brukselit kërkon një kohë të gjatë dhe sigurisht që nuk mund të kënaqë ata që presin një rezultat të kënaqshëm menjëherë”, tha Hill.
Ai beson se duhet bërë progres, sepse kanë kaluar shumë vite pa marrëveshje konkrete.
- Advertisement -
“Duhet të them se nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë e rëndësishme që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të arrihet sa më shpejt”, theksoi ambasadori amerikan.