Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Haradinaj thirrje deputetëve për mocion mosbesimi: Ta shkarkojmë Kurtin
Lajme

Haradinaj thirrje deputetëve për mocion mosbesimi: Ta shkarkojmë Kurtin

Published 02/06/2023
Share
SHARE

Seanca plenare e kësaj të premteje në Kosovë iu kushtua situatës së shkaktuar në veriun e vendit në të cilën kryeministri Albin Kurti u përball me gjuhën e ashpër te partive opozitare ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kërkoi mocion mosbesimi ndaj qeverise. Kryeministri Kurti deklaroi se nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do ta “parandalojë me çdo mjet rrëshqitjen strategjike të Republikës së Kosovës”, pasi sipas tij pa koordinim me aleatët e Perëndimin, Kosova nuk mund te realizojë as të drejtat e saj.

bdixhiku tha se partia e tij kishte vendosur të mos garojë në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – pasi që ndiente se nuk mund t’i përfaqësojë banorët në këtë zonë të banuar me shumicë serbe. “Ndonëse LDK-ja nuk garoi, ne e kemi mbështetur garën e dy partive politike sepse besojmë që kjo është e drejta e një shteti të pavarur demokratik. Sot, kjo e drejtë e jona, pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen pa bashkërendim me aleatët. Kryetari i AAK Ramush Haradinaj tha se Kurti ka mbjellë një pabesi të madhe ndaj aleatëve më të mëdhenj të Kosovës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë elementi kryesor që ka garantuar shtetësinë e Kosovës.

“Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë, që janë ende garanci e sigurisë sonë. Kush përfiton nga kjo, përveç [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe Rusisë? Për këtë ju kërkoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpresim mosbesimin deri në pabesi dhe ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit, të thirrur për situatën në veri.

- Advertisement -

KosPress Portal 02/06/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare
Lajme 18/05/2025
Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë
Lajme 18/05/2025
Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare

18/05/2025
Lajme

Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

18/05/2025
Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?