Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i kërkoi sot kryeministrit Albin Kurti që të lirojë detyrën, pasi siç tha ai, nuk ka pa hajr askush prej tij.
Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, Haradinaj i quajti gënjeshta gjitha sukseset ekonomike të paraqitura nga ana e kryeministrit Kurti.
“Mos harroni se asnjë vend nuk i nënshtrohet një njeri, e kam dëgjuar prej teje këta kryeministër. Dikur i ke thënë Hashim Thaçit në këtë foltore shko Hashim, shko se kjo, ajo, ta deshi puna dhe shkoi Hashimi. Çka është më mirë në këtë Kosovën tënde të lutem. Prej kur ke ardhur ti nuk po shoh se dikush ka pa hajr prej teje. Nuk e di që një profesionist i një sektori që të ka pa hajrin. Prandaj edhe unë po të them shko Albin se nuk po qet asgjë në dritë në Kosovë, veç nuk mundem më të thënë shko ku janë ata. Por shko ku dush ti, veç shko”, tha ai.
Ai kritikoi ekzekutivin edhe për mungesën e investimeve kapitale dhe punësimet familjare.
- Advertisement -
“Unë po i dëgjoj në foltore më falni këto rrenat për suksesin ekonomik. Shumë e thjeshtë është me matë rritjen ekonomike, gjendjen ekonomike në vend. Vetëm po iu dërgoj një pyetje kësaj qeverie pasi mendoj se të gjithë janë të mençme dhe i keni shkollat, po shihet çfarë. Tregomi kujt ju ka rritur fuqia blerëse në këtë vend. A ju ka rritur të punësuarve, a ka dikush i punësuar që sot e ka të rritur fuqinë blerëse. Qeveria kështu e matë mirëqenien e qytetarëve të vet”, përfundoi ai.