Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shkarkimi i kryeministrit Kurti dhe Qeverisë është urgjencë kombëtare.
Ndër të tjerash, Haradinaj ka thënë se Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në Veri.
“I zbuluar dhe i kapur në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantik”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, kryeministri Kurti është i zënë në pabesi dhe i dënuar prej tyre, ai po kërkon shpëtim te kriminelët në veri.
- Advertisement -
“S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti”.
Prandaj, Haradinaj deklaron se shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!