Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë të vendit.
Haradinaj tha se presidentja Vjosa Osmani, krye-parlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, do t’i japin vendit goditjen më të rëndë Kosovës në planin ndërkombëtar nëse nuk përmbushin fjalën e dhënë.
Ish-kryeministri rikujtoi garancitë e dhëna nga tre të sipërpërmendurit se Prishtina do të përmbushë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit.