Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Haradinaj kujton masakrën e Dubravës: Ky krim është i dokumentuar dhe mizor
Lajme

Haradinaj kujton masakrën e Dubravës: Ky krim është i dokumentuar dhe mizor

Published 22/05/2023
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Dubravës në 24-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se ato ditë maji të vitit 1999 Serbia kreu krimin më mizor ndaj shqiptarëve.

“Për disa ditë me radhë, nga 19 deri më 22 maj 1999, ndodhi një ndër masakrat më makabre që pushtuesi serb bëri ndaj shqiptarëve. Ato ditë maji të vitit 1999, shteti serb kreu krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë mbi 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se këto masakra janë mirë të dokumentuara por askush ende nuk është përballur me drejtësinë.

“Kjo masakër e shpërfaqë qartë mendësinë gjenocidale të shtetit serb, ku si synim kryesor kishte zhdukjen e qenies shqiptare, përmes spastrimit etnik, masakrave kudo në Kosovë e dëbimin me dhunë të më shumë se të gjysmës së popullatës nga trojet e tyre”.

“Edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara, ende askush nuk është përballur me drejtësinë. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne nuk duhet të ndalemi në betejën tonë për zbardhjen e të vërtetës”, është shprehur Haradinaj.

I pari i AAK-së ka shtuar liria dhe shteti që e kemi sot, janë rezultat i një çmimi shumë të lartë

“Liria dhe shteti që e kemi sot, janë rezultat i një çmimi shumë të lartë! Sakrifica e të rënëve mbetet motivim për angazhim të gjithanshëm për ta dashur atdheun e për ta zhvilluar shtetin ashtu siç ëndërruan ata”, ka përfunduar Haradinaj.

KosPress Portal 22/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Koci: “A po të rrezikoj unë?” – Reagim pas ikjes së Kurtit me truprojë
Lajme 09/06/2025
Presidentja Osmani shpall 12 tetorin si datën për zgjedhjet lokale 2025
Lajme 09/06/2025
Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar për herë të 29-të
Lajme 09/06/2025
Portugalia kurorëzohet fituese e Ligës së Kombeve (VIDEO)
Sport 09/06/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Koci: “A po të rrezikoj unë?” – Reagim pas ikjes së Kurtit me truprojë

09/06/2025
Lajme

Presidentja Osmani shpall 12 tetorin si datën për zgjedhjet lokale 2025

09/06/2025
Lajme

Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar për herë të 29-të

09/06/2025
Lajme

Kuvendi i Kosovës ende në pritje të konstituimit – sot tentativa e 29-të

09/06/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?