Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të veçanta në Administratën Trump, Richard Grenell përmes një postimi në “X” shpërndau një postim të vitit 2024 të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në postim Kurti lavdëronte ish-presidentin amerikan, Joe Biden.
Grenell shkruan se marrëdheniet e Kosovës me SHBA-të kanë qenë në pikën më të ulët gjatë administratës Biden. Ai shtoi se Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës.
Grenell thekson se Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Sipas tij Kurti solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët. Grenell shtoi se Kurti u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden.
“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët.
- Advertisement -
Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden. Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata”, ka shkruar Grenell.
The U.S. relationship with Kosovo suffered during Joe Biden’s presidency.
Biden’s State Department and White House criticized Kurti’s actions and inability to grow Kosovo’s economy.
Kurti picked political fights and took unilateral action. He brought Kosovo-U.S. relations to… https://t.co/63RXn8r1hH
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 23, 2025
- Advertisement -