Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > GLPS akuzon qeverinë në detyrë për vendime jashtë ligjit
Lajme

GLPS akuzon qeverinë në detyrë për vendime jashtë ligjit

Published 21/05/2025
Share
SHARE

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka publikuar një analizë kritike lidhur me vendimet e marra nga Qeveria Kurti 2 pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Sipas këtij raporti, një numër i konsiderueshëm vendimesh të marra nga kabineti në largim bien ndesh me Ligjin për Qeverinë dhe Kushtetutën e Kosovës.

GLPS thekson se gjatë periudhës 9 shkurt – 27 mars, qeveria ka miratuar 76 vendime, prej të cilave 13 tejkalojnë kompetencat që një qeveri në detyrë ligjërisht mund të ushtrojë. Vendimet përfshijnë emërime në pozita publike si dhe miratimin e dokumenteve strategjike, të cilat, sipas GLPS, nuk mund të ndërmerren pa legjitimitet të plotë.

Në analizën e publikuar, GLPS ka kritikuar edhe faktin se pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 27 mars, disa zyrtarë qeveritarë të certifikuar si deputetë kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë. Kjo, sipas organizatës, përbën shkelje të nenit 72 të Kushtetutës së Kosovës, i cili ndalon njëkohësisht ushtrimin e funksioneve ekzekutive dhe legjislative.

GLPS evidenton se në tri mbledhjet e pas certifikimit janë marrë 17 vendime, ku kanë marrë pjesë ministra dhe kryeministri në kundërshtim me Kushtetutën. Organizata e konsideron të gjithë këto vendime si të pavlefshme nga pikëpamja ligjore.

- Advertisement -

Si shembuj konkretë të vendimmarrjes së kontestuar, GLPS përmend miratimin e dokumenteve strategjike si: Plani i Veprimit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme 2025–2030, koncept-dokumenti për shëndetin e bimëve, si dhe ai për bujqësinë organike.

GLPS i bën thirrje institucioneve që të respektojnë kufizimet e përcaktuara për një qeveri në largim dhe thekson se çdo vendim i ardhshëm duhet të merret nga një përbërje legjitime ekzekutive që i përmbahet dispozitave kushtetuese dhe ligjore në fuqi.

KosPress Portal 21/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përleshje mes tifozëve të United dhe Spurs në orët para finales
Sport 21/05/2025
“Bomba e merkatos”: Klub anonim kërkon Ronaldon!
Sport 21/05/2025
GLPS akuzon qeverinë në detyrë për vendime jashtë ligjit
Lajme 21/05/2025
Evra tregon përplasjen Ronaldo–Van Nistelrooy, shkaku i një komenti të papëlqyeshëm për babain e Cristiano Ronaldo
Sport 21/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Osmani nis vizitën në Zvicër, shfaqet në helikopter me bashkëshortin

21/05/2025
Lajme

Përpjekja e 19-të pa sukses, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar

21/05/2025
Lajme

Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Zvicër

21/05/2025
Lajme

Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)

20/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?