Një qytetar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Matiqan, raporton teve1.info
Sipas raportit policor, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rr. Enver Olluri, Matiqan 19.07.2023, 18:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në komunikatë.