Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve të dyshimta, të ndodhura më datë 1 korrik 2024, përkatësisht në qytetin e Prizrenit dhe të Gjakovës.
Në Prizren, një viktimë mashkull kosovar është gjendur pa shenja jete në rrugën “Shotë Galica”, rreth orës 12:30.
Në vendngjarje ka arritur policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, që kanë konfirmuar vdekjen.
Me vendim të dhënë nga prokurori, trupi pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.
- Advertisement -
Në një tjetër rast, në Gjakovë, një tjetër viktimë mashkull kosovar është gjendur pa shenje jete, në shtëpinë e tij, në rrugën “Albesian Mataj” rreth orës 08:10 minuta.
Viktima u gjet nga dy dëshmitarë meshkuj kosovarë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë arritur në vendngjarje dhe kanë konfirmuar vdekjen.