Fatmir Gjeka, ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, tha se pakicat në Kosovë kanë të drejta që asnjë vend tjetër nuk i ka, as në rajon, Evropë dhe më gjerë.
Ai tha në një intervistë për RTK, se këto të drejta që u janë dhënë minoriteteve në Kosovë, nuk i kanë shqiptarët në Mal të Zi.
“Ne nuk kemi vende të garantuara në Kuvendin e Malit të Zi, sikur minoritetet që i kanë në Kosovë, kemi vetëm heqje të pragut zgjedhor”, tha Gjeka.
Ai tha se presin investime të jashtme duke përfshirë edhe investimet nga diaspora.
- Advertisement -
Gjeka ka ftuar kosovarët të investojnë në Mal të Zi dhe Ulqin. Sipas tij, investimet nga Kosova tani janë në shuma të larta.