Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për trupat e grupit “Wagner” në Kosovë këtë të enjte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ajo tha se presidenti rus, Vladimir Putin, si në vitin 1999 që ka çuar trupa në Prishtinë, këtë po e vazhdon edhe sot, teksa shtoi se pa prezencën e NATO-së në Kosovë do të kishte luftë.
“Në vend të sanksioneve ndaj agresorit, Rusisë, Serbia në mënyrë aktive e vë veten në dispozicion si inkupator për bizneset ruse. Prandaj, Serbia mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ajo para OKB-së s’ka vlerë sepse i ka ndihmuar Rusisë që në mënyrë barbare ta shkatërrojë Ukrainën”, tha Gërvalla.
Tutje, ajo tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, kanë qenë mbështetës entuziastë të një lufte të tmerrshme të Rusisë në Ukrainë.
- Advertisement -
Që nga miratimi i Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018.
Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit.
Gërvalla në OKB: Daçiq është përgjegjës për krime lufte
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende po vepron si ministër i propagandës, siç operonte nën pushtetin e Slobodan Millosheviq. Ajo gjithashtu tha se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovës.
Ajo deklaroi të enjten se Vuçiqi ishte dora e djathtë e Millosheviqit, ndërsa shtoi se presidenti serb s’ka kërkuar asnjëherë falje për krimet e kryera.
“Presidenti Vuçiq ishte ministër i propagandës për kryetarin Millosheviq dhe ai ende po vepron si ministër i propagandës. Njeriu i dorës së djathtë apo i kasapit të Ballkanit që është përgjegjës për luftërat e Ballkani, është personi që sapo foli para nesh. Ky ka shumë gabime në duart e tij. S’ka pasur fjalë të keqardhjes, në vend të kësaj ka përbuzje të viktimave…Daçiqi, tash ministër i Punëve te Jashtme është përgjegjës për vrasje masive dhe dhunim dhe duhet të sillet para drejtësisë para një tribunali për krime lufte”, tha Gërvalla.
- Advertisement -
Gërvalla në OKB: Daçiq foli serbisht, mua nuk m’u lejua që të flasë shqip
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, derisa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe.
Megjithatë, Gërvalla tha se fjalimin e saj do ta vazhdojë në gjuhën angleze.
- Advertisement -
“Edhe unë bëra kërkesë që të flasë në gjuhën shqipe, por diçka e tillë nuk mu aprovua. Megjithatë do të vazhdojë të flasë në gjuhën angaleze”, tha Gërvalla.