Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur për ta drejtuar edhe më tej degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë qytet.
Sipas njoftimit të LDK-së në procesin e sotëm zgjedhor në Pejë kanë marrë pjesë 3866 anëtarë të këtij subjekti politik.
“Mbështetja për z. Muhaxheri është mbështetje për punën e mirë e angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjithë veprimtarëve në degën fituese të LDK-së në Pejë”, thuhet në njoftim.
E i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sipas njoftimit, i ka falënderuar delegatët e kuvendit dhe të gjithë anëtarët për angazhimin e treguar në këtë proces
- Advertisement -
“Peja dhe çdo degë tjetër e LDK-së në Kosovë, perveç procesit zgjedhor po zhvillon edhe një proces mobilizues me anëtarësi e qytetarë; dhe kështu dhe të forcimit të rradhëve tona në një moment kritik për vendin. LDK nga ky proces po del më e organizuar, më unifikuar dhe më e pasuruar me profesionistë, punëtorë, të djathtë e patriotë”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së.