Gazeta gjermane “Frakfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull tensioneve në Veri të Kosovës.
Në këtë shkrim prestigjiozja gjermane është ndalur tek marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Theksohet se SHBA që nga lufta ajrore e NATO-s, Perëndimi ka mbajtur gjithmonë anën e Kosovës, por pas trazirave të fundit jo vetëm që janë tensionuar marrëdhëniet me SHBA, por edhe me BE-në.
“Nuk ka më miq?”, është titulli i këtij shkrimi të FAZ i shoqëruar me fotografinë e presidentes Vjosa Osmani, në të cilën vihet në pikëpyetje raporti i Kosovës me aleatët, SHBA-në dhe BE-në.
- Advertisement -
Shkrimi i FAZ më tej tregon për rrjedhën historike të ngjarjeve që nga viti 1999 e deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në artikull thuhet se pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovë në vitin 2008 s’do të kishte shanse për të pasur sukses.
“Pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 nuk do të kishte asnjë shans për sukses”, thuhet në artikullin e FAZ.