Ndonëse kanë një profesion goxha të vështirë, zjarrëfikësit e kryeqytetit nuk hezitojnë asnjëherë të jënë në krye të detyrës edhe pse për ditë e më shumë përballen me situata të ndryshme.
Blerim Gashi, udhëheqësi i skuadrës të zjarrfikësve tregon për vështirësitë që hasin gjatë intervenimit për shurajen e zjarrit.
“Pengesat janë të shumëta, varet edhe koha, nëse rrugët janë të mbulume me bore, është ngushtimi i rrugëve, që janë ngushtu në qendër, janë ngrit trotuaret, se ka pas raste ku qytetarët kanë dal jashtë, e kanë kalu trotuarin, tash trotuarët janë më te ngritun, është problem me dale ‘’, tha Gashi RTV21
Shoferi, Lulzim Çollaku, vë në dukje pështtirësitë që shfaqen gjatë intervenimit në rrugica të ngushta.
- Advertisement -
‘’qetu nuk ki as ku del, është shumë ngushtë, domethënë qe ku parkohet kerri vend e pa vend, nuk e shtinë kerrin ne oborre, po i lajnene rruge, na tash duhet me hjek, her para her mbrapa, është shume ngusht, tash edhe rrugët e ngrime, qe këtu eshte goxha nje problem..ne qofte se nuk mundesh me vozit me tutje, atëherë duhet me ndal kamionin e me vazhdu me gypa me i zgjat gypat ..’’, tha Çollaku
Zëvendëskomandanti i zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, flet për mungesë të zjarrfikësve, ndërsa thekson se vetëm Prishtina ka nevojë edhe për më shumë se 70 sish.
‘’pajisje kem, mirpo shqetësim i madh qe është, është numri i automjeteve te cilat jane te vjetërsuara, shqetësimi tjetër është me staf jemi mangesh, domethënë kur e dim qe sipas standarteve ne 1500 banore duhet te jete nje zjarrefikes, ne nëse i referohemi statistikave prishtina ka dikun rreth 220 mije banore, kur e pjesëtojmë vetëm Prishtina duhet ti kete 146 zjarrefikes, ndërsa na per momentin kemi vetëm 78 zjarrfikës.. prishtina përpos qytetit, mbulon edhe tri komuna te tjera, Graçanicen, Fushe Kosovën dhe Obiliqin..’’, tha Shkodra.
Kosova ka rreth 750 zjarrfikës që konsiderohet numër i pamjaftueshëm për t’u përballur me katastrofat e zjarrit. Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës thotë se mungojnë investimet për përmirësimin e kushteve.
“Ne kemi pasur protesta para secilës qeveri, kemi protestu edhe tash ne dhjetor, zjarrfikësit nuk do te heshtin prap sepse heshtja eshte pajtim, nuk mund te heshtim.. në një shërbim qe nuk është investuar me vite, problemet jane evidente..ne kemi ba ne vazhdimësi kërkesa qe te analizohet gjendja e krijuar ne kete shërbim, ky shërbim është formuar për shpëtim e jetës të njeriut…domethënë të thirre si shpëtimtarë,, të rrezikuar ne kushte te vështira, me te vërtet është diqka qe nuk po mundem me e kuptu”, tha Beka për RTV21.
- Advertisement -
Në vitin 2023, zjarrfikësit kanë kryer 2 mijë 367 intervenime për shuarje të zjarrit, aksidente dhe shërbime të tjera./21Media