Gabriel Escobar, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e djeshme në Kuvendin serb ku pati përplasje për çështjen e Kosovës dhe planin franko-gjerman.
Escobar tha se është “një udhërrëfyes i mrekullueshëm” dhe se shpreson që të dyja palët e pranojnë dhe fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por, ai theksin e vuri te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se duhet të zbatohet nga pala kosovare.