Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > FSK-ja e konfirmon: Është bërë pagesa e parë për raketat antitank “Javelin”
Lajme

FSK-ja e konfirmon: Është bërë pagesa e parë për raketat antitank “Javelin”

Published 01/06/2024
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar se tashmë kanë realizuar pagesën e parë për blerjen e raketave antitank “Javelin”, pas dhënies së dritës së gjelbër nga Kongresi Amerikan në fillim të këtij viti.

Paraprakisht Departamenti Amerikan i Shtetit ia kishte pranuar Kosovës kërkesën për blerjen e 246 raketave vlera e të cilave arrin në 75 milionë dollarë.

Blerja më e madhe në armatim këtë vit së shpejti do të jetë pjesë e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar se tashmë është kryer pagesa e parë për raketat antitank, “Javelin”.

- Advertisement -

“Ne jemi në proces për blerjen, pra prokurimin e këtij sistemi. Ne kemi ekzekutuar tanimë pagesën e parë për këtë sistem, pra që nënkupton se jo vetëm që është miratuar, por jemi në proceset në vazhdimësi për të pasur në inventarin tonë këtë sistem. Pra është çështje e kryer, Javelin do të jetë pjesë e inventarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.

Më 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi shitjen e mundshme për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë. Kërkesa i ishte dërguar Kongresit Amerikan, i cili miratoi blerjen në shkurt të këtij viti.

Departamenti Amerikan i Shtetit pati deklaruar se shitja e armëve në Kosovë mbështet qëllimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Sistemi raketor që drejtohet automatikisht dhe arrin distancën deri në 4.000 metra u bë i njohur në luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë.

Ngritja e kapaciteteve mbrojtëse bëhet në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

- Advertisement -

Veç Shteteve të Bashkuara, mbështetëset kryesore në armatosjen e Kosovës janë: Turqia, Gjermania, Britania, Italia e Kroacia.

“Në vitin 2023 buxheti ka arritur në kuotën mbi 2 për qind, diku 204 milionë euro, që nënkupton që jemi në kuotën që synohet edhe nga vendet e tjera të NATO-s e që ende nuk e kanë përmbushur. Gjithë kjo ka ndikuar në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe disa prej sistemeve që kanë qenë të parapara të blihen në fazën e mëvonshme, janë blerë në këtë fazë”, është shprehur Maqedonci.

Në periudhën prej vitesh parashihet edhe rritja e numrit të këmbësorisë mbrojtëse të FSK-së, e cila do të përbëhet nga 5 mijë trupa aktive.

- Advertisement -
KosPress Portal 01/06/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”
Sport 20/05/2025
Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)
Lajme 20/05/2025
Mediat italiane “hedhin bombën”: Klopp drejt Romës?
Sport 20/05/2025
Napoli–Cagliari ndez tifozët: 350 mijë në pritje për një vend në stadium
Sport 20/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)

20/05/2025
Lajme

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, humbin jetën dy persona

20/05/2025
Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?