Frank G. Wisner, ish-përfaqësuesi i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Wisner ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Egjipt, Filipine dhe Indi, dhe ka mbajtur pozita të larta në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.
Në vitin 2007, ai u angazhua si përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për bisedimet e statusit të Kosovës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e negociatave që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.