Francezët të revoltuar për projektligjin e presidentit Emanuel Macron kanë vijuar protestat e dhunshme.
Miliona francezë i vunë “flakën” qendrave të qytetit, situatë e cila solli përdorimin e gazit lotsjellës dhe përplasje me policinë.
Qytetarët e revoltuar vendosën ti kundërpërgjigjen qeverisë, e cila hodhi poshtë kërkesën e tyre për të anuluar kërkesën, me dhunë.
Shumë persona prej ditësh kanë treguar vendosmërinë e tyre për të çuar deri në fund vendimin për të cilin e mendojnë të gabuar.
- Advertisement -
Këto protesta konsiderohen si më të dhunshmet ndër vite në Francë, aty ku rrugët janë tashmë mbushura me mbeturina dhe sende që janë përdorur nga demostruesit.
Një student e drejtësisë deklaroi se ka dalë në protestë për të treguar se roli i qeverisë është të bëjë kompromise me ta.
“Kur ka 80% të njerëzve të punësuar që janë kundër kësaj reforme, kur bëhen protesta çdo javë prej muajsh, nuk e di, mendoj se roli i qeverisë është akoma të na dëgjoje dhe të bëjë kompromise me ne sepse jemi ne ajo që qeveris”, tha Lola-Studente e Drejtësisë.
Grevat e vazhdueshme prekën edhe sektorët e transportit, aviacionit dhe energjisë vazhduan të pengonin udhëtimin.
Njëkohësisht Kulla Eiffel u mbyll për ta bërë zonën më të sigurt, ndërsa turistët u paralajmëruan. Deri në një vendim të dytë një nga vendet më të vizituara në botë do të jetë I mbyllur për të shmangur incidentet.
- Advertisement -
Macron, i cili premtoi të japë reformën e pensioneve në të dyja fushatat e tij presidenciale, ka deklaruar se ndryshimi është i nevojshëm për të mbajtur financat e vendit në ekuilibër.
Sindikatat dhe partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë deklaratë duke u shprehur se ka mënyra të tjera për ta bërë këtë.