Pas një sezoni rraskapitës, Leo Messi (36 vjeç) tashmë po shijon pushimet e merituara, për t’u shkëputur sa më shumë nga rutina e zakonshme sportive dhe karikuar bateritë, përpara se të niset drejt Inter Miami në SHBA, ku do të vazhdojë të luajë.
Argjentinasi është në një destinacion idilik, bashkë me Antonela Rocuzzo, shtyllë themelore në jetën e tij. Çifti, i cili e nisi lidhjen në vitin 2004, kur ishin shumë të vegjël, është shumë i lidhur, teksa shfaqen të dashuruar në secilën prej fotove që publikojnë në rrjetet e tyre sociale.
Pasi festuan me stil 36-vjetorin e yllit argjentinas, me gjithë familjen e bashkuar në Rosario, Antonela Rocuzzo dhe Leo Messi po i shfrytëzojnë maksimalisht pushimet e tyre në një destinacion plazhi (edhe pse vendi nuk dihet).
Në fakt, futbollisti argjentinas ka shpërndarë në Instagram një postim që shumë shpejt është bërë “viral”. Në të shfaqet së bashku me Antonela Rocuzzo, e cila nuk ka nguruar të reagojë pas disa orësh me një “emoji”.
- Advertisement -
Një postim që tashmë ka marrë 5 milionë ‘like’ dhe qindra komente nga fansat e miqtë e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.