Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Prespës foli për qeverisjen e tij në Kosovës, e cila është një qeverisje e mirë, një qeverisje social-demokratike, një kombinim të zhvillimit ekonomik me progresin demokratik.
Kurti, duke folur për të kaluarën për raportet mes Kosovës e Serbisë, ai përmendi luftën e zhvilluar para gati një çerek shekulli, po ashtu edhe situatën e tanishme, duke përmendur kidnapimin e tre policëve të Policisë së Kosovës, nga njësitë speciale të Policisë së Serbisë, në brendi të territorit të Kosovës, mes tjerash vuri në dukje se ata tani janë duke u përballur me gjykatën në Kralevë, nën akuzën për terrorizëm për armëmbajtje pa leje, etj., derisa policët ishin duke kryer detyrën e tyre në pengimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në brendi të territorit të Kosovës.
“Serbia ka një traditë të këtillë të rrëmbimit”, deklaroi Kurti, derisa kujtoi edhe ngjarjet e ngjashme që nga viti 1999 e këndej.
“Ajo çfarë neve na duhet është se Beogradi duhet ta deklarojë pavarësinë nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Kroacia dhe, kuptohet nga Bosnja e Hercegovina, të cilën Serbia e njeh ‘de jure’ por jo edhe ‘de facto’”, tha më tutje Kurti, teksa shtoi se jemi në një moment problematik pro me marrëveshjen bazë që jemi dakorduar për normalizim të marrëdhënieve që bazohet në njohjen ‘de facto’.
- Advertisement -
(E plotësuar) Forumi i Prespës, Kurti: Nuk jemi shtet i madh por jemi një shembull i madh
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Prespës foli për qeverisjen e tij në Kosovës, e cila është një qeverisje e mirë, një qeverisje social-demokratike, një kombinim të zhvillimit ekonomik me progresin demokratik.
Ai përmendi të arriturat në sferën ekonomike, rreth 7 për qind, pastaj rritja e eksportit dhe investimet e huaja, të cilat janë rritur dyfish, pastaj deficiti ndërmjet eksporti-importit ka shënuar ndryshim të madh, që dikur ishte 1 me 9, tani është 1 me 6.
Tutje, kryeministri Kurti përmendi vlerësimin e qeverisjes së tij nga asociacionet tjera ndërkombëtare në aspekt pozitiv, si: Freedom House, TI, Reporterët pa kufij, etj.
“Nuk jemi shtet i madh por jemi një shembull i madh që përparimi ekonomik dhe ai demokratik shkon krah për krah”, deklaroi kryeministri Kurti në Forumin e Prespës.