Sot “Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).
Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë ka kontribuar në diskutime publike dhe politikëbërje për shumë çështje të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale.
Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung “Si pjesë e programin tonë, ne synojmë ta forcojmë Kosovën si partner për paqen dhe sigurinë në rajon dhe ta mbështesim agjendën e saj politike të përkushtuar për integrimin në BE. Vitin e kaluar, ne bashkuam forcat me Institutin Evropian të Paqes (EIP) dhe organizuam një seri të përbashkët të seminare në vitin 2022 për çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet këtyre seminare që diskutuam dhe trajtuam çështjet dhe sfidat më urgjente në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i parapriu hartimit të Statutit”.