Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Fitorja e vërtetë e Edi Ramës
Lajme

Fitorja e vërtetë e Edi Ramës

Published 19/05/2023
Share
SHARE

Dorëheqja e Alibeaj e kthen në pikën e nisjes gjithë betejën brenda PD, aty ku nisi, me përjashtimin e Berishës.

Ikja e Bashës dhe tani e Alibeaj, e ka lënë fraksionin antiberisha pa një përfaqësues zyrtar, por tani edhe pa një strukturë, çka praktikisht e kthen në një grumbull deputetësh pa kokë e pa kollonë, të cilët ose do bashkohen me Berishën ose duhet të fillojnë një projekt të ri politik diku tjetër. 

Alibeaj ishte i fundit që si kryetar i grupit parlamentar kishte tagër zyrtar. Tani në krye të fraksionit është Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi dhe tashmë bashkimi i PD me Foltoren është vetëm çështje modalitetesh, pasi të diskutohet pozicioni i Tabakut dhe Bardhit në PD-në e re.

Ajo që ka dalë nga zgjedhjet në fakt është një krijese antiamerikane, e cila e ka të sigurtë që do të jetë akoma më e vogël në zgjedhjet e ardhshme politike në vitin 2025.

- Advertisement -

Investimi amerikan në politikanët antiberishë praktikisht u shumëzua me zero dhe opsionet qe ata kanë përpara janë disa ku pranimi i Berishës është i pallogaritshëm.

Kështuqë ju mbetet që të fusin Shqipërinë në një izolim të artë si në kohën e Enver Hoxhës ku vendi u hibernua për 45 vjet dhe doli nga komunizmi me tollona ashtu sikurse hyri në komunizëm. Por kjo nuk ka asnjë arsye pasi prania e rrymave antiamerikane është në shumicën e vendeve të NATO-s dhe amerikanët kanë eksperiencë në menaxhimin e tyre.

Varianti i dytë është përkrahja e Ramës, dhe mesa duket ky është opsioni që amerikanët kanë zgjedhur. Por ky është edhe opsioni qe Rama ëndëron. Me këtë lloj opozite kam-kum ai bëhet zot i plotfuqishëm i vendit.

E pastaj asgjë. Kush kujton se do ti fitojë zgjedhjet Berisha në 2025-ën, me siguri hyn tek grupi që e di Tokën të sheshtë dhe Amerikën fshat në Kurvelesh. Rama, përballë një opozite të damkosur nga SHBA dhe Britania e Madhe të cilat opozita i ka sulmuar me kuç e me maç, thjesht do ta konsiderojë Ramën një guvernator të preferuar të tyre. 

Kurse grupi i PD zyrtare që tashmë është shthurur, i bëri gropën të vetmes shpresë që dikur një opozitë të vinte në pushtet të paktën pas dhjetë vitesh. Por fundja kujt i hyn në xhep. Askush nuk denohet për vetëvrasje.

- Advertisement -

KosPress Portal 19/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti
Lajme 19/05/2025
Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave
Sport 19/05/2025
Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin
Lajme 19/05/2025
Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti

19/05/2025
Lajme

Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin

19/05/2025
Lajme

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses

19/05/2025
Lajme

Kaja Kallas në vizitë zyrtare në Kosovë këtë javë

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?