Punët kanë nisur në pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument i rëndësishëm të jetë në shërbim të turizmit kulturor.
Kalaja e Vuçakut veçohet për karakteristikat e saj dhe trashëgiminë e pasur arkeologjike e historike. Në të janë dëshmuar gjurmë që nga parahistoria e deri te mesjeta. Kjo kala ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.