Evropa e ka bërë një hap tjetër të madh drejt ndërprerjes së lidhjeve të saj energjetike me Rusinë, duke ndaluar importet e naftës si karburant dhe produkteve të tjera të prodhuara nga nafta bruto në rafineritë ruse.
Ndalimi i Bashkimit Evropian hyn në fuqi më 5 shkurt dhe vjen pas embargos ndaj qymyrit dhe shumicës së prodhimeve të naftës nga Rusia. Blloku evropian prej 27-vendesh po përpiqet të ndërpresë çdo përdorim të energjisë ruse dhe kështu të mos i krijojë Rusisë asnjë mundësi të financojë agresionin e saj në Ukrainë.
Ndalimi më i ri ka rreziqe: Çmimet e naftës janë rritur që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt dhe ato mund të rriten sërish për karburantin që luan rol kyç për ekonominë globale.
“Ne po shpenzuar shumë para për të qenë në gjendje të ofrojmë shërbimet tona”, tha Hans-Dieter Sedelmeier nga kompania gjermane e autobusëve dhe udhëtimeve “Rast Reisen”.
- Advertisement -
Shumica e gjërave që njerëzit blejnë ose hanë transportohen në një moment me kamionë, të cilët kryesisht punojnë me naftë. Ajo gjithashtu mundëson funksionimin e pajisjeve të fermave, autobusët e qytetit dhe pajisjeve industriale. Shtrenjtimi i naftës ndikon në pothuajse çdo gjë, duke ndikuar në rritjen e inflacionit që e ka bërë jetën më të vështirë për njerëzit në mbarë botën.