70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Turqi. Kështu thotë kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti.
Evren Kaya, ka thënë se “Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri.