Në parkun kryesor të Gjakovës është vendosur shtatorja e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.
Financues kryesor i këtij projekti, është Gjergj Prenkoçaj nga Gjakova i përkrahur edhe nga disa bashkatdhetar nga Diaspora.
Në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës, ka marrë pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj. Ai tha se Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar