Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës të enjten e ka shkarkuar sekretarin e përgjithshëm Besfort Krasniqi.
Shkarkimin e Krasniqit e ka konfirmuar për KOHËN udhëheqësi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.
Ai ka thënë se ndër arsyet e shkarkimit janë “performanca e dobët dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare”.
Tetë nga nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues votuan për shkarkimin e tij. Një nga anëtarët nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme.
- Advertisement -
Krasniqi fillimisht në vitin 2021 u emërua ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm në UP, ndërsa në mars të vitit 2023 mori pozitën me fuqi të plotë përmes konkursit.
KOHA ka provuar të kontaktojë me sekretarin e shkarkuar, por nuk është përgjigjur.