Ambasadorja e deritanishme e Shqiperise ne Ukraine eshte shkarkuar nga detyra nderkohe qe ne vend te saj eshte emeruar Ernal Filo, me dekret te presidentit.
Lajmi u njoftua nga zyra per median e kreut te shtetit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot lirimin vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo rezident Znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë.
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj po dot emeroi me dekret si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, Rezident, z.Ernal Filo.