Prishtinë- Mediat në Kosovë kanë raportuar ditën e sotme se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është regjistruar një alarm për bombë.
Ndërkohë janë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet Njësia K-9 e Policisë së Kosovës duke kontrolluar hapësirat e aeroportit.
Lajmin e ka konfirmuar Shpend Maliqi, shef i Policisë së Kosovës në ANP. Ai ka thënë se situata nuk është serioze e se ende janë duke kontrolluar zonën.