Opozitari serb i cili u rrah brutalisht nga autoritetet e Beogradit deri në paralizë fizike, Nikolla Sandulloviq, është liruar nga arresti. Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i tij, Çedomir Stojkoviq, i cili ka thënë se Sandulloviq është liruar për shkak të presionit ndërkombëtar.
“Nikolla Sanduloviq sapo ka dalë nga burgu, për t’u mbrojtur kundër akuzës se ‘vuri lule mbi varrin e një vajze shqiptare’.Vendimi vjen vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij”, ka shkruar ai në X, transmeton RTKlive.
Ai tutje ka shkruar se njësoj sikurse vendimi për arrestimin e tij, edhe vendimi për lirim ka qenë politik.
“Vendimi për lirimin e tij për t’u mbrojtur kundër akuzës për ‘vënien e një lule në varrin e një fëmije shtatë vjeçar’ është gjithashtu drejtpërdrejt politik, sepse autoritetet në Beograd urdhëruan lirimin e tij për shkak të presionit në rritje të Perëndimit ndaj Serbia për shkak të këtij vandalizmi të dukshëm ndaj Sanduloviqit”, ka shkruar mbrojtësi i Sandulloviq.
- Advertisement -
Meritën për arrestimin e Sandulloviqit e ka marrë Aleksandër Vulin, ish-drejtor i BIA-s, i cili ka thënë se ekziston një urdhër i tij i mëhershëm për shkak të qëndrimit të Sandulloviqit ndaj Kosovës, transmeton RTKlive.