Ndaj personi i cili e ka larguar gurin përkujtimor të Nanë Pashkës nga prona e tij është hapur rast në polici të premten.
Në raportin24 orësh të policisë rasti është cilësuar si “Vetëgjyqësi”.
“Është pranuar informatë se në lokacionin e cekur është lëvizur një guri përkujtimor i cili ishte i vendosur në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar Agjencioni për Menaxhimin e Monumenteve Memoriale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet më pastaj në raportin 24-orësh të PK-së.
Guri në fjalë ishte vendosur a nga familjarët e Pashkë (Krasniqi) Markaj – nëna që dogji veten pasi iu kthyen mbetjet mortore të djemve të saj të vrarë nga forcat serbe.
- Advertisement -
Mirëpo ky gur u largua një javë më parë nga pronari i arës, veprim i cili ngjalli reagime të shumta.
Dje u publikua një foto ku shihej se i njëjti gur është hedhur në mbeturina.
Derisa aktualisht ky gur përkujtimor është marrë në përkujdesje të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale si dhe Komunës së Gjakovës, i cili është dërguar pranë Memorialit të Martirëve në Mejë./21Media