Posta e Kosovës e ka hapur sot një degë në Mitrovicë të Veriut, gjegjësisht në sheshin “Car Lazar”.
Ndërkohë, disa serbë lokalë janë parë me një aksion simbolik aty.
Në vendngjarje të pranishëm ishin dhe pjesëtarë të shtuar të Policisë së Kosovës.
Të pranishëm në hapjen e kësaj dege ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.